Ishin bërë me m*t: Policia i gjen para kesh në b*thë aleatit të presidentit brazilian

Ishin bërë me m*t: Policia i gjen para kesh në b*thë aleatit të presidentit brazilian

Përpjekjet e Jair Bolsonaros, presidentit të Brazilit, për ta paraqitur veten si një politikan kundër korrupsionit kanë marrë një goditje të rëndë pasi policia raportohet të ketë kapur para mes bythëve të njërit prej aleatëve të tij.

Chico Rodrigues, zëvendës-lideri i presidentit brazilian në senat, u raportua se u kap me një numër të madh parash gjatë ditës së mërkurë pas një bastisjeje policore në shtëpinë e tij. Kjo bastisje ishte pjesë e operacionit kundër keqpërdorimit të dyshuar të fondeve publike për luftimin e Covid-19shit.

Gazeta Estado de Sao Paolo tha që dy burime i kanë thënë se rreth 4 mijë e 500 euro ishin fshehur nën brekët e Rodriguesit, senator nga shteti i Roraimas, shkruan Guardian, përkthen në shqip Periskopi.

“Se sa absurde ishte situata, disa prej parave kishin edhe mut,” raportoi Revista Crusoe.

“Ishte një skenë e një turpërimi marramendës,” tha kjo revistë më tej duke zbuluar burime nga policia e vendit. /Periskopi

Shpërndaje në: