“Ishin më të mirët e gjeneratës”, mesazhi i profesorit për çiftin shqiptar që u shua në tragjedi

“Ishin më të mirët e gjeneratës”, mesazhi i profesorit për çiftin shqiptar që u shua në tragjedi

27-vjeçari Gazmend Ukalli nga Kërçova dhe e fejuara e tij 23-vjeçare Albina Beluli nga Tetova janë dy nga viktimat e tragjedisë në Struma të Bullgarisë.

Gazmendi ka punuar në kabinetin e kryetarit të komunës së Kërçovës, ndërsa në Stamboll kishin shkuar të festojnë ditëlindjen e tij të 27-të.

Ukalli ka qenë anëtar i këshillit rinor të komunës së Kërçovës nga viti 2015. Profesori Ylber Sela ka shkruar në facebook se ata ishin dy studentët më të mirë të gjeneratës.

“Lajm i trishtë. Zoti ju faltë parajsën. Dy studentët më të mirë të gjeneratës. Ngushëllime familjeve të tyre, studentëve të gjeneratës të Albinës dhe Gazmendit. Ngushëllime edhe gjithë të tjerëve…!”, ka shkruar profesori Ylber Sela./ Abcnews.al

Shpërndaje në: