Ishin të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, arrestohen tre persona në Lipjan

Ishin të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, arrestohen tre persona në Lipjan

Përgjatë dy ditëve të fundit, në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë arrestuar 3 persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës.

Në njoftim shtohet se urdhëresat kanë qenë për veprat, sulm ndaj personit zyrtar, grabitje në bashkëkryerje dhe sulm

Komunikata e plotë:

Zyrtarët e stacionit të Lipjanit, realizuan 3 urdhëresa të gjykatës

Nga zyrtarët e stacionit të Lipjanit , gjatë 2 dy ditëve të fundit, në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë arrestuar 3 persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës.

Urdhëresat kanë qenë për veprat:

-sulm ndaj personit zyrtar

-grabitje në bashkëkryerje dhe

-sulm

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e dyshuar janë proceduar konform urdhëresave.

Personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit.

Shpërndaje në: