Ishte dënuar me 1 vit burg, Apeli shpall të pafajshëm Luiz Ejllin

Ishte dënuar me 1 vit burg, Apeli shpall të pafajshëm Luiz Ejllin

Gjykata e Apelit ka vendosur këtë të enjte t’i japë pafajësinë këngëtarit të njohur, Luzi Ejlli.

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm pranoi ankimin e bërë nga avokatët Arbër Hoxha e Dritan Metani, duke prishur vendimin e Gjykatës së Fierit për dënimin me 1 vit burg të këngëtarit për “falsifikim dokumentesh”, duke e deklaruar atë të pafajshëm.

Pafajësinë e ka fituar edhe i bashkëpandehuri i tij, Fatmir Avdurramani, raporton A2CNN, transmeton Periskopi.

“Trupi gjykues i kthyer nga dhoma e këshillimit, në mungesë të prokurorit në shpalljen e vendimit, shpall vendimin me dispozitivin e mëposhtëm: Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani. Lënien në fuqi të vendimit për pjesën e materialeve të sekuestruara. U shpall sot në Tiranë, më 08.05.2025, ora 12:24:32”, thuhet nw vendimin e Apelit.

Gjykata e Fierit e kishte dënuar me 1 vit burg Luiz Ejllin, pasi u gjet fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim./Periskopi/

Shpërndaje në: