Ishte figura tragjike pasi humbi penalltinë vendimtare, këto janë fjalët e Mbappe

Ishte figura tragjike pasi humbi penalltinë vendimtare, këto janë fjalët e Mbappe

Kylian Mbappe është deklaruar rreth eliminimit të Francës nga Euro 2020.

Gjelat u mposhtën me anë të penalltive nga Zvicra, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 3-3.

Talenti i Paris Saint-Germain ka thënë pas ndeshjes se ai dëshironte të ndihmonte skuadrën, mirëpo e humbi penalltinë.

“Më vjen keq për penalltinë. Doja të ndihmoja skuadrën, por e humba. Për t’u qetësuar do jetë e vështirë, por fatkeqësisht ky është sporti”.

“Tifozët do jenë të zhgënjyer, por edhe do t’i falënderoja për mbështetjen dhe që gjithmonë kanë besuar te ne”, deklaroi Mbappe.

Franca është aktualisht kampion në fuqi i Botës, derisa ishte edhe favorit për të fituar Kampionatin Evropian, mirëpo Zvicra kaloi pritshmëritë e të gjithëve.

 

Shpërndaje në: