Ishte me PDK-në, LDK-në, AAK-në: Kush është Feimi që Kurti e rehatoi në Ujësjellës

Ishte me PDK-në, LDK-në, AAK-në: Kush është Feimi që Kurti e rehatoi në Ujësjellës

Qeveria votoi sot edhe për Bordin e Kompanisë së Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, me kryesues Feim Fetoshi dhe anëtare Mirlinda Morina, si dhe anëtarë të tjerë, Naim Ukaj dhe Arben Hajrizi.

Periskopi ka gjetur se kryesuesi i Bordit, Feim Fetoshi është një inxhinier që ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje para tri viteve.

Kush është Feimi?

Feimi është Inxhinier i Teknologjisë dhe Bioteknologjisë me studime të përfunduara në Universitetin e Prishtinës dhe në Zvicër. Me një praktikë profesionale në EZH të Zürichut dhe koncernin Pharmacia të Freiburgut, ai ka kontribuar në Simpoziumin e parë të vertarisë dhe vreshtarisë së Kosovës”, kishte shkruar Kurti.

Feim Fetoshi për disa vite ishte kryetar i Degës së AAK-së në Rahovec dhe asambleist i këtij subjekti në Kuvendin e Komunës së Rahovecit. Pastaj, ai kishte aderuar në PDK për t’u bërë fillimisht drejtor i Shërbimeve Publike dhe më vonë drejtor i Bujqësisë në kohën e qeverisjes së Idriz Vehapit. Në zgjedhjet lokale në Rahovec, ai është parë në përkrahje të kandidatit të LDK-së, Ibrahim Kryeziu, ndërkaq në zgjedhjet e fundit parlamentare të viti 2019, Fetoshi ka përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje, në tubimet e së cilës ka marrë pjesë aktivisht./Periskopi/

 

Shpërndaje në: