Ishte në prag të lotëve, zbulohet pse Princ Harry nuk deshi të flasë me Meghan

Periskopi.com Showbiz

Javën e kaluar, një video tregoi se Princ Harry dhe Meghan Markle nuk kishin një marrëdhënie kaq harmonike dhe se dukesha ende nuk respekton rregullat mbretërore.

Në një ngjarje zyrtare gjatë së cilës ata qëndruan në ballkonin e pallatit me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, Harry qëndroi prapa Meghan, e cila në një moment u kthye kah ai për t’i thënë diçka, por nuk mori përgjigje.

Shumë veta thanë se Meghan u vu në siklet dhe ishte gati të qajë, por tani ka një shpjegim.

Në fakt, Princi Harry ishte duke folur me dikë brenda dhomës së ballkonit. Meghan kthehet disa herë dhe i thotë diçka Harryt, i cili përpiqet të mbajë qëndrim neutral. E gjitha ndodhi disa sekonda para se të intonohej himni, kështu që Harry e udhëzoi gruan e tij të qëndrojë aty derisa zgjat himni.

Shpërndaje në: