Ishte nisur për Preshevë nga Prishtina, zhduket 41 vjeçari

Ishte nisur për Preshevë nga Prishtina, zhduket 41 vjeçari

Kërkohet: Besnik Osmani
Ditëlindja: 12.05.1978
Vendbanimi: Preshevë
Kontakti i fundit: Pika kufitare Muçibabë, Kosovë-Serbi ora 17:00

Janë bërë pesë ditë që kur Besnik Osmani, ishte nisur me veturën e tij nga Prishtina në drejtim të Preshevës dhe që nga ajo ditë (24 mars) rezulton i zhdukur.

Osmani kishte tentuar të kalojë kufirin në Muçibabë por pa sukses rreth orës 17:00, pas shumë kërkimesh nga banorët e fshatit është gjetur vetura e tij në rrugën dytësore të fshatit, njofton Klan Kosova.

Sipas një njoftimi dyshohet se Osmani është duke e vazhduar në këmbër rrugën drejtë Preshevës.

Luten të gjithë persona të cilët mund të kenë takuar ose njohuri rreth vendndodhjes së tij të lajmërohen në numrat e më poshtëm:

Preshevë: 00381 63 7759 499
Kosovë : 00383 49 245 444

Shpërndaje në: