Ishujt Kuril: Japonia i quajti të okupuar nga Rusia, Moska zotohet se do të investojë në ta

Ishujt Kuril: Japonia i quajti të okupuar nga Rusia, Moska zotohet se do të investojë në ta

Rusia do t’i zhvillojë dhe do të investojë në ishujt Kuril, është cituar të ketë thënë të hënën zëvendëskryeministri rus, Yuri Trutnev, komente që tensionojnë edhe më tutje marrëdhëniet me Japoninë që prentendon se katër ishujt i përkasin asaj, shkruan anews, përcjell Periskopi.

Japonia pretendon se katër ishujt Kuril janë territore të saj veriore në një mosmarrëveshje që daton që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe ka pamundësuar nënshkrimin e një marrëveshje që formalisht do t’i përfundonte armiqësitë në mes Moskës dhe Tokjos.

Këto komente Trutnev i bëri gjatë vizitës së tij në regjionin e largët lindor të Khabarovsk, raporton agjensia ruse e lajmeve, TASS.

Japonia i ishte bashkuar aleatëve të saj nga perëndimi në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës pasi që Rusia kishte dërguar mijëra trupa në Ukrainë në atë që shteti rus e quan “operacion special ushtarak”.

Në javën e kaluar, Japonia i përshkruajti katër ishujt e kontestuar si “ilegalisht të okupuar” nga Rusia për herë të parë në dy dekada.

Shpërndaje në: