Ishulli i Sazanit në flakë, rrezikohen edhe municionet

Ishulli i Sazanit në flakë, rrezikohen edhe municionet

Beteja me flakët në ishullin e Sazanit vijon prej tre ditësh. Situata mbetet kritike, pasi bimësia e dendur dhe era e fortë e vështirësojnë ndërhyrjen e trupave të ushtrisë, të angazhuara për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Rreziku më i madh janë municionet e pashpërthyera, që kanë mbetur aty prej kohës kur ishulli shërbente si një kamp ushtarak.

61 efektivëve të Forcës Detare dhe asaj Tokësore i janë shtuar edhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe forcat zjarrfikëse të Vlorës.

Nga ajri, drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako edhe ekspertë të zjarreve vlerësuan nevojën e ndërhyrjeve të mëtejshme. Sipas tyre teknika më efikase për izolimin e zjarrit në ishull është duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth vatrës.

Tymi i dendur dallohet disa kilometra larg. Zjarri në ishullin e Sazanit dallohet që nga qyteti i Vlorës. Deri tani nuk ka pasur ndërhyrje nga ajri për fikjen e vatrave të zjarrit./tvklan.al

Shpërndaje në: