Ishulli norvegjez po kërkon që ta fshijë konceptin e kohës

Ishulli norvegjez po kërkon që ta fshijë konceptin e kohës

Një ishull norvegjez po bën fushatë që të heq qafe konceptin e kohës, duke i lejuar kështu banorëve të saj që të bëjnë “çka të duan, kur të duan”.

Qytetarët e Sommaroy-it në perëndim të Tromsos, argumentojnë se orët normale të punës nuk duhet të aplikohen për ta sepse ata nuk e përjetojnë kohën si shumica e pjesës tjetër të botës, shkruan Periskopi.

Dielli nuk ngrihet në dimër apo nuk perëndon në verë në Sommaroy, duke i bërë shumicën e 300 banorëve të këtij ishulli që ta mbështesin projektligjin që e bën këtë vend të parin në botë që do të jetë e çliruar nga koha.

Kjell Ove Hveding, lideri i fushatës për të hequr qafe kohën, tha se qëllimi ishte garantimi i fleksibilitetit.

“Anë e mbanë botës, njerëzit karakterizohen nga stresi dhe depresioni [që iu jep koha,” i tha ai televizionit norvegjez NRK.

“Në shumicën e rasteve ndjesitë e këqija të tyre mund të lidhen me ndjenjën e të qenët të ngujuar, dhe këtu ora e luan rolin e saj. Ne do të jemi një zonë pa kohë ku secili mund ta jetojë jetën deri në maksimum.”

“Fëmijët duhet që megjithatë të shkojnë në shkollë, por ka vend për fleksibilitet.” /Periskopi

Shpërndaje në: