ISIS s’ka dhënë leje për ta sulmuar Kosovën, megjithatë duhet kujdes

ISIS s’ka dhënë leje për ta sulmuar Kosovën, megjithatë duhet kujdes

“Ngjarje si ato në Gjermani mund të ndodhin edhe në Kosovë. Kemi bërë një hulumtim tash e disa javë për këtë çështje dhe mendoj që momenti i duhur për të reaguar është tani”, tha ai në Klan Kosova

Ai ka deklaruar se kanë informata për një grup të caktuar që supozohet të jetë duke vepruar – kryer veprime paraushtarake – në kufi me Maqedoninë, njofton Klan Kosova.

“Dy ditë para zgjedhjeve në Maqedoni jam informuar nga disa qytetarë se agjentë të AKI-së kanë ngritur shqetësimin se rreth 15 persona janë duke zhvilluar aktivitete militare në kufi, tek Hani i Elezit dhe Kaçaniku. Ky informacion është hulumtuar dhe janë gjetur qytetarë që thonë se kanë parë persona të armatosur që janë futur në territorin e Kosovës nga Maqedonia. Një nga këta qytetarë na ka treguar qartë se ka parë persona të armatosur që kanë kryer veprime me armë në atë pjesë.  Kjo ka koinciduar edhe me një fakt tjetër se policia e Kaqanikut ka pasur shqetësime për këto veprime. Flitet se tash e dy vjet në vijën kufitare, në territorin e Maqedonisë, në një shtëpi janë grumbulluar eksponentë të afërt me grupin terrorist ISIS”.

Megjithëkëtë, Elezi ka lënë një hije dyshimi mbi këtë histori, që sipas tij mund të jetë edhe vepër e angjencive të huaja të inteligjencës, për arsye të tyre.

“Unë personalisht dyshoj që këto gjëra janë të vërteta. Personat që flasin këto gjëra mund të jenë të nxitur nga struktura të caktuara. Kjo sepse nëse ka pasur veprime të tilla, ato është dashur të ishin përcjellë dhe stopuar tashmë, për shkak të kohës së gjatë të veprimit”.

“Kaçaniku mund të jetë zgjedhur për shkak të afërsisë me vijën kufitare. Rreziku gjithmonë është prezent, por më duhet të përmend se nga ajo që di si vepron ISIS, ai jep leje për sulme në një territor të caktuar. Dhe nuk kam informacion se është dhënë një leje e tillë për të kryer sulme në Kosovë”.

Sa i përket shkuarjes së kosovarëve në luftën në Siri, ndryshe nga ç’thonë raportet e policisë, ai ka thënë se ky proces nuk është ndalur kurrë, veçse është bërë më diskret.

“Nuk ka pasur ndërprerje të shkuarjes së kosovarëve në Siri. Vetëm se tash kjo gjë bëhet në diskrecion të thellë. Nuk ka pasur kërkesë prej Sirisë për të shkuar njerëz atje. Ata më shumë kanë nevojë për mbështetje financiare, sesa për njerëz”.

Elezi ka komentuar edhe arrestimin e dy kosovarëve në Gjermani, nën dyshimin për sulme terroriste, duke e cilësuar si të palidhur me Kosovën, për shkak të së shkuarës së dy të prangosurve.

“Neve si Kosovë nuk na takon ta marrim përgjegjësinë për veprimin e tyre. Ata janë shtetas gjermanë dhe veprimi është kryer në Gjermani. Ata nuk kanë komb. Për ta nuk është e rëndësishme kombësia. Nuk e njohin si koncept. Po bëhet luftë për një rend të ri shoqëror. ISIS po mundohet ta bëjë këtë gjë. Ata të cilët i bashkohen këtyre grupeve, e bëjnë këtë gjë me bindje të plotë”.

Shpërndaje në: