Islami falënderon Valdete Dakën që e certifikoi: Jeni e mrekullueshme

Islami falënderon Valdete Dakën që e certifikoi: Jeni e mrekullueshme

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Dardan Islami, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook ku është tallur me kandidatët e tjerë që nuk janë certifikuar, përfshirë Albin Kurtin dhe të tjerë nga partia e tij që udhëhiqet nga Haradinaj.

Islami nuk ka ngurruar ta quajë “të mrekullueshme” Dakën edhe pse Aktgjykimi i Kushtetueses ia ndalon efektivisht kandidimin edhe bashkëpartiakëve të tij si Pal Lekaj e Donika Kadaj, nëse jo edhe të tjerë.

“E falënderoj Valdete Dakën që më ka certifikuar, jeni e mrekullueshme!?” – ka shkruar z.Islami, përcjell Periskopi.

Ai bart numrin 17 në listën e kandidatëve të AAK-së në këto zgjedhje.

Islami ishte pjesë edhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çka besohet se ka ndikuar në lidhjen e tij me partinë e Haradinajt. /Periskopi

Shpërndaje në: