Ismaili i quan gënjeshtra arsyetimet e Kurtit për vendosjen e njerëzve të VV-së nëpër borde

Ismaili i quan gënjeshtra arsyetimet e Kurtit për vendosjen e njerëzve të VV-së nëpër borde

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, thotë se Albin Kurti me emërimet e fundit në borde, tregon se është gënjeshtar. Kjo, pasiqë sic thotë Ismaili në Pressing, Kurti në fushatën e fundit ka premtuar se nuk do të emërojë njerëz politikë. Andaj, thotë ai, kjo s’quhet ndryshe vec gënjeshtër.

“Unë mendoj që PDK edhe sot në përbërjen që e ka, në qeverisjen që ka bë, në dëshirën që ka pasë zoti Tahiri si ministër ka dërgu 27 ligje si kornizë kundër krimit dhe korrupsionit, pra ka kriju një kornizë që nuk ka qenë më herët. Zoti Veseli në zgjedhjet e fundit ka dalë me një platform kundër korrupsionit. Ajo që ne e bëmë në zgjedhje sot po e vazhdojmë, nuk konsiderojmë që e kemi pasë si plan program zgjedhor. A na vynë kohë me iu bindë të gjithëve, natyrisht që po, por kjo nuk na e zbehë vullnetin. Zoti Kurti atë që e ka thënë është një gënjeshtër e radhës, do të jem i drejtpërdrejt, më vjen keq, nuk kam qejf me e pa asnjë kryeministër të Kosovës duke e thyer aq shumë moralin politik ku e ka cu vetveten.  Por kur ai ka xhiru spote ku thotë kurrë një herë nuk do të jetë një i emëruar politik dhe sot i vendosë në borde, më fal, por kjo është një gënjeshtër”, ka thënë Ismaili, përcjell Periskopi.

Ndryshe, Ismaili vec tjerash ka thënë se Albin Kurti si kryeministër e ka vendosur Kosovën në një trajektore të rrezikshme, sidomos duke përkeqësuar raportet me ShBA-të por edhe në qeverisjen e brendshme./PERISKOPI/

Shpërndaje në: