Ismaili: Lutemi që këto të jenë viktimat e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Ismaili: Lutemi që këto të jenë viktimat e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Ish ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka thënë se është jashtëzazakonisht i rëndë lajmi se dy persona kanë humbur jetën në betejën me koronavirusin.

Përmes një postimi në Facebook, ismaili u ka bërë thirrje insitucioneve që të ngrisin nivelin e reagimit, ndërsa qytetarët të ndihmojnë duke qendruar në shtëpi.

Postimi i Ismailit:

Jashtëzakonisht e rëndë të zgjohemi sot me lajmin se dy persona të tjerë kanë humbur betejën me coronavirusin në Kosovë. Në këto momente, me mendje dhe zemër jemi pranë familjarëve në Prishtinë dhe Korishë të Prizrenit të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre. Ky lajm i trishtë, tregon edhe një herë se ky virus është një armik vdekjeprurës për të cilin duhet angazhim maksimal i secilit nga ne që ta mposhtim. Institucionet të ngrisin nivelin e tyre të reagimit ndërsa ne si qytetarë të ndihmojmë duke vazhduar të qëndrojmë brenda shtëpive tona. Lutemi që këto të jenë viktimat e fundit nga ky virus në Kosovë.

 

Shpërndaje në: