Ismaili tregon si e përgjonin armikun në luftën e Koshares: Dikush prej serbëve shkeli në minat që vendosën vetë

Ismaili tregon si e përgjonin armikun në luftën e Koshares: Dikush prej serbëve shkeli në minat që vendosën vetë

Ish-luftëtari i UÇK-së, Fisnik Ismaili, ka rrëfyer detaje interesante nga frontet e luftës në Koshare për emisionin “Debat Plus”.Ismaili tregon se një moment shumë me rëndësi në Betejën e Koshares ka qenë momenti kur kanë arritur ta rikuperojnë një “centrallë përgjimesh” të serbëve e kapur në kazermën e Koshares

“Ku ka qenë komanda, shtëpia ka qenë në një lug dhe serbët nuk kanë mundur ta shohin direkt, por në bazë të sinjalit pothuajse çdo ditë e kanë granatuar. Ne nuk na dukej dita interesant nëse nuk dëgjonim që po binin predha. Por meqë shtëpia ishte e ndërtuar nga guri, shpresonim se një predhë nuk e rrëzon. Kishim kujdes kur dilnim jashtë”.

“…Nga ai vend ne operonim. Pas instalimit të antenës me katër metra ne po dëgjonim bisedat e serbëve në 15 kilometër distancë. Ata kishin të koduar frekuencat dhe s’mund t’i ndryshonin. Një komandant thoshte “hajde peshkir” e patëm kuptuar se ata dilnin në kanalin e dytë. Dhe unë kur dëgjoja “hajde peshkir” e ndërroja kanalin në dy dhe dëgjoja bisedat e tyre më lirshëm. Pra ne u mësuam kodet atyre”, tha ai.

Ish-luftëtari i UÇK-së thotë se ka pasur mundësi që mund të kenë pasur edhe pajisje tjera, por një pjesë të madhe të bisedave i kanë dëgjuar.

“E di një rast kur serbët kanë shkelë në mina që vet i kanë vendosur. Në ora tre të mëngjesit ishte plagosur njëri dhe i kishte kapur paniku. U bo shumë e madhe se po të humbnin ata njerëz do të ishte shumë e madhe pasi ata kishin hartat. U bë një kaos i madh në kampin e tyre. Unë mora vesh ku është kaosi dhe ju tregova të gjithëve, që më pas i gjuajtëm dhe i çuam në ajër”, tregon ndër të tjera Fisnik Ismaili.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2391040534460258/

 

Shpërndaje në: