Ismaili – Vitisë: Unë nuk jam kryetar që rri veç në politika, por bëj edhe implementim

Ismaili – Vitisë: Unë nuk jam kryetar që rri veç në politika, por bëj edhe implementim

Një replikë u zhvillua sonte gjatë debatit mes kandidatëve për kryetar të Prishtinës, Uran Ismailit dhe Arben Vitisë.

‘’Unë e di cka janë politikat dhe kam kry shkollë. Në momentin që rri në zyre, unë nuk jam kryetar që rri në politika por bëj implementim’’, tha Ismaili i PDK’së.

Vitia: Ti nuk mundesh me dal me rregullu një bankë, do gozhda, kryetari ka për obligim të bëjë politika.

Ismaili: Kur thu që nuk mundsh me dal, shko tregoji Hirës në Breg të Diellir se qysh ka nejt aty derisa ia kam ndreq një hulajë. Qëllimi jem ka tregu lidership praktik./PERISKOPI/

Shpërndaje në: