Ismet Beqiri viziton varrin e Rugovës, tmerrohet nga pamja që gjen aty

Ismet Beqiri viziton varrin e Rugovës, tmerrohet nga pamja që gjen aty

Ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, ka publikuar disa fotografi në Facebook, ku shihen flamujt e dëmtuar tek varri i Ibrahim Rugovës.

Beqiri pati kërkesë publike për t’i ndërruar ato.

“Kërkesë publike. Presidentin Historik Ibrahim Rugova duhet respektuar dhe nderuar gjithmonë. Edhe kur jemi edhe kur nuk jemi në garën zgjedhore, edhe kur jemi dhe nuk jemi në pushtet. Duhet përkujdesur edhe për ambientin ku prehet në paqe. Flamuri Dardan dhe ai shtetëror duhet të respektohen sepse ashtu e respektojmë Presidentin dhe shtetin e Kosovës. Institucionet kompetente shtetërore URGJENT të ndërrojnë flamujt e dëmtuar tek varri i Presidentit. Pamje e turpshme”, ka shkruar Beqiri.

Shpërndaje në: