Ismet Kryeziu: Presidenti s’do duhej të ishte ngërç mes VV e LDK

Ismet Kryeziu: Presidenti s’do duhej të ishte ngërç mes VV e LDK

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se takimet mes Albin Kurtit të VV-së dhe Isa Mustafës së LDK-së janë takime të zakonshme, për shkak të situatës në të cilën gjendet vendi pas procesit zgjedhor.

”Janë takime normale në zhvillimin e kohës në të cilën ndodhemi. Ne kemi një procedurë apo afat kohor kur dy subjekte në bazë të rezultateve janë dy subjektet e para dhe ata kanë nisur takimet për harmonizim të programeve. Kjo është një zhvillim normal. Është kulturë politike në certifikimin zyrtar të rezultateve për ndërtimin e një koalicioni”.

Pas raporteve se koalicioni Nisma-AKR-PD ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me votat e diasporës, Ismet Kryeziu përmendi një datë për të cilën pritet të ndodhë certifikimi i rezultateve, njofton Klan Kosova.

”Besoj që java e ardhshme në bazë të afateve kohore, pas ankesës së bërë nga Nisma AKR PD, mendoj që të martën do të bëhet certifikimi i zgjedhjeve dhe pas kësaj do të kemi një koalicion. Konsideroj që duhet të ndodhë kjo. Nëse do të hiqen këto vota, Nisma do të ketë një prag të sigurt me mbi 130 vota sesa ka tani”.

”Nëse para certifikimit të rezultateve Gjykata merr vendim për suspendimin e rezultateve. Do të shihej si eksperiencë e re, dy shembuj që kemi pasur tani në Gjykata Kushtetuese ishte Kusari-Lila dhe Abrashi, në dy raste Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendime”

Në Info Magazine, Ismet Kryeziu foli edhe për çështjen e ngërçit të raportuar të krijuar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai tha se kërkesa që LDK të ketë 7 ministri, do të ishte e padrejtë ndaj kryeministrit në ardhje Albin Kurti, njofton Klan Kosova.

”Duket pa sens kjo ideja e 7 ministrive apo 3 ministri. Një kryeministër që ka dalur i pari në zgjedhje të vijë me tre ministri do të ishte e padrejtë”.

”Vetëvendosje dhe LDK jomjaftueshëm kanë numrat, kur e dinë që për president duhet të kenë 80 numra. Jemi gati 2 vite para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, dhe cdo futje e kësaj pozite në kalkulim do të ishte jo mirë për të dy subjektet politike që kanë ardhur si rezultat i zgjedhjeve”.

”Nuk është e rëndësishme që tani të diskutohet për presidentin, por duke pasur parasysh deklarimet e Albin Kurtit, që Listën Serbe s’do ta përfhsijë në koalicion atëherë do të kemi një koalicion me 60 apo 70 vota të pamjaftueshme për përzgjedhjen e presidentit”.

”Kjo s’do duhej të ishte ngërçi këtyre negociatave që janë duke negociuar këto dy subjekte politike. Sepse ka më shumë tematika të ndryshme si çështja e dialogut, korrupsioni”.

Por cilat do të jetë tri sfidat kryesore që i presin nëse ndodhë koalicionin VV-LDK?

”Sundimi i Ligjit, dialogu Kosovë-Serbi dhe ndoshta zhvillimi ekonomik. Dialogu mund të jetë ndër pikat e para të këtij koalicioni”.

”Jam më optimist, do të ketë një qeveri që do të udhëhiqet nga Kryeminstri Albin Kurti dhe nuk do të jetë e dyzuar në vendimmarrje nga ministrat dhe liderët e tjerë të subjekteve politike. Vetëvendosje nuk ka luftuar vetëm për ish-kryeministrin Isa Mustafa, por edhe për qëllime të tjera tematike. Kemi një subjekt politik që vjen për herë të parë në Qeveri”.

Shpërndaje në: