Ismet Munishi: Mëkat që nuk do të marrim pjesë në Evropë

Ismet Munishi: Mëkat që nuk do të marrim pjesë në Evropë

Prishtina është fituesja e Kupës së Kosovës dhe do të marr pjesë në kualifikimet e Europa League.

Prishtinasit në finale mposhtën Ballkanin fal golit të vetëm të shënuar nga Otto John.

John realizoi gol duke kaluar mjaftë bukur kapitenin Berisha të Ballkanit në minutën e 20-të.

Në pjesën e dytë shifrat nuk ndryshuan, ani pse Ballkani me Jetmir Topallin realizuan por u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Kështu, trajneri Armend Dallku me Prishtinën do të marrin pjesën në kualifikimet e Europa Leagues.

Në anën tjetër, edhe pas një super sezoni, Ismet Munishi me Ballkanin mbesin pa trofe.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili shpreson që në sezonin e ardhshëm të ketë gjykim më të mirë nga ana e gjyqtarëve.

“Kemi bërë ndeshje të mira. Kemi treguar futobll të mirë. Ne kemi qenë skuadra që jemi ngarkuar më së shumti me ndeshje. Shpresoj se në edicionin e ri do të luhet futbolli më i pastër “, ka thënë Munishi në “SS Kosova”

“FC Prishtina ka qenë më e freskët në këtë ndeshje. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Është mëkat që nuk do të marrim pjesë në Evropë”, përfundoi Ismet Munishi.

Shpërndaje në: