Ismet Munishi vjen me një kërkesë speciale për Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë

Ismet Munishi vjen me një kërkesë speciale për Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë

Trajneri i skuadrës së Gjilanit, Ismet Munishi, përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook ka bërë një kërkesë speciale për Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Munishi ka kërkuar nga institucionet shtetërore që ti hapin dyert e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ për tifozët e kombëtares së Kosovës ‘Dardanët’.

Tekniku prishtinas ka shkruar se duhet të hapet stadiumi me kapacitet të plotë për ata persona që janë të vaksinuar ose që kanë test negativ.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan ndaj Greqisë të dielën nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, kurse pas tri dite e pret edhe kombëtaren e Spanjës.

 

Shpërndaje në: