Istog: Policia kapë 25 qengja që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia

Periskopi.com Lajme

Një personi në fshatin Cerkolez të Istogut i janë gjetur 25 qengja që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

Policia njofton se në lidhje me rastin janë njoftuar zyrtarët e  AUV-it dhe prokurori.

” Policia gjatë patrullimit ka ndaluar kombin e drejtuar  nga i dyshuari mashkull  kosovar, ku gjatë kontrollit i janë vërejtur 25 copë qengja  të cilët dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia. Në lidhje me rastin janë njoftuar zyrtarët e  AUV-it dhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se kafshët mbeten nën përkujdesjen e të dyshuarit ndërsa kombi i është sekuestruar.