Istog: Vdes i riu disa ditë pasi u godit nga makina

Istog: Vdes i riu disa ditë pasi u godit nga makina

Një i ri nga komuna e Istogut ka ndërruar jetë në QKUK disa ditë pasi u godit nga një veturë në fshatin Dubravë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Me datën 23.07.2021, Policia u patë informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Dubravë të Istogut mes një veture dhe një këmbësori. Viktima fillimisht ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës pastaj si pasojë e plagëve të marra është përcjellë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës teksa sot jemi informuar se viktima ka ndërruar jetë”, tha Rugova.

Rugova mes tjerash bëri të ditur se me urdhër të prokurorit të rastit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shpërndaje në: