Istrefi: PTK po punon që të ofrojë shërbim cilësor dhe pa pengesa për konsumatorët

Periskopi.com Lajme

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, thotë se Telekomi i Kosovës, po përkushtohet që konsumatorëve të ju ofrojë shërbime me kualitet të lartë.

Ndër tjerash, Istrefi thekson se rrjeti telekomunikues po përballet me prishje të përditshme të cilat shkaktohen nga individë apo kompani private, andaj PTK po punon shumë që këto prishe t’i rregullojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Shkrimi i plotë:

Telekomi i Kosovës i kushton rëndësi të madhe performancës së rrjetit, me qëllim që konsumatorëve t’u ofrojë shërbim cilësor dhe pa pengesa, duke mbetur kësisoj udhëheqës i shërbimeve telekomunikuese në vendin tonë.

Megjithatë, rrjeti ynë telekomunikues përballet me prishje të përditshme që shkaktohen nga individë dhe kompani të ndryshme private, të cilat merren me ndërtime dhe punë të ndryshme infrastrukturore, duke shkaktuar kështu ndërprerje të përkohshme të shërbimit telekomunikues.

Duke falënderuar konsumatorët tanë për mirëkuptimin e tyre, ne megjithatë arrijmë që t’i sanojmë defektet e shkaktuara në afatin më optimal, duke rikthyer komunikimin në nivelin e duhur.

Për më tepër, ekipet tona gjatë gjithë kohës monitorojnë rrjetin dhe punojnë për riparimin e kabllove dhe ruajtjen e stabilitetit të sistemit operativ, sidomos në kohën kur, Telekomi i Kosovës ka zgjeruar gamën e shërbimeve dhe produkteve të reja, të cilat janë shumë atraktive dhe të leverdishme për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Vala është e Kosovës!

Shpërndaje në: