Italia arreston ish-presidentin e Katalonjës, mund ta ekstradojë në Spanjë

Italia arreston ish-presidentin e Katalonjës, mund ta ekstradojë në Spanjë

Ish-udhëheqësi separatist i Katalonjës, Carles Puigdemont, është ndaluar në Sardenjë të Italisë sipas një fletarrestimi të lëshuar nga Spanja.

Spanja e ka akuzuar atë për nxitje të kryengritjes, duke thënë se ai ka ndihmuar në organizimin e referendumit për pavarësinë e Katalonjës në vitin 2017. Ky referendum më vonë u vlerësua si i paligjshëm.

Ish-presidenti i rajonit që për një kohë të gjatë është përpjekur që të pavarësohet nga Spanja ishte arratisur nga vendi pas referendumit. Ai filloi të jetonte në Belgjikë dhe është deputet i Parlamentit Evropian.

Avokati i tij tha se Puigdemont pritet të paraqitet në një gjykatë të premten dhe mund të ekstradohet, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Puigdemont fillimisht kishte imunitet nga ndjekja penale, pasi ishte zgjedhur deputet i Parlamentit Evropian më 2019, por ky imunitet iu hoq në mars.

Zyra e tij tha se politikani u arrestua në aeroportin Alghero të enjten pasdite. Puidgemont kishte udhëtuar drejt Italisë për të marrë pjesë në një festival të folklorit katalonas, tha avokati i tij.

Shpërndaje në: