Italia e bronztë në Ligën e Kombeve – mposht Belgjikën për pozitën e tretë

Italia e bronztë në Ligën e Kombeve – mposht Belgjikën për pozitën e tretë

Pas suksesit të shënuar në Euro 2020, kombëtarja e Italisë merr tani edhe një medalje, kësaj radhe në Ligën e Kombeve.

Skuadra e Roberto Mancini arriti të merrte një fitore 2:1 përballë Belgjikës, në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë të Ligës së Kombeve, shkruan Periskopi.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi pa gola, por me nga një karton të verdhë për secilën skuadër (Vertonghen te Belgjika dhe Di Lorenzo te Italia).

45 minutëshi i dytë nisi me një gol të shpejtë të Italisë, gol ky që erdhi në minutën e 46’ nga Barella.

Fitoren për Italinë e vulosi goli i Dominico Berardit, i cili në minutën e 65’ shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Belgjika arriti të gjente golin vonë në minutën e 86’, kur De Bruyne asistoi për de Ketelaere, por ky gol nuk ishte i mjaftueshëm për t’i mohuar fitoren italianëve.

Kështu, Italia merr pozitën e tretë në Ligën e Kombeve, kurse për pozitën e parë luajnë sonte Spanja dhe Franca. /Periskopi/

Shpërndaje në: