It’s coming home: Kur rapsodët Salih e Feriz Krasniqi fituan vendin e parë për folklor në Angli më 1966

Periskopi.com Showbiz

Vetëm njëzet ditë para se të luhej ndeshja finale e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Gjermanisë Perëndimore, dhe Anglia të fitonte për herë të parë, Salih dhe Feriz Krasniqi do të korrnin një sukses të madh pikërisht në vendin e origjinës së futbollit.

Prej 4 e deri më 10 korrik të atij viti, “Ansambli Rugova” mori pjesë në Festivalin e Folklorit Ndërkombëtar në Langolen të Anglisë.

Në kuadër të këtij Ansambli që e udhëhiqte Ramë Nikçi ishin edhe rapsodët e mirënjohur të Llapushës, Salih e Feriz Krasniqi.

Nga ky festival, Salihi e Ferizi edhe Ansambli “Rugova” u kthyen me shpërblime të shumta.

Vendi i parë iu takoi rapsodëve Salih e Feriz Krasniqi me këngët: “Lulëzoi fusha, lulëzoi mali”, ”Zuna një kajkë e rashë në det“, ”Gur mbi gur marohet kalaja” dhe u paraqitën me një potpuri vallesh instrumentale me sharki e çifteli.