Iu deshën 5 vite që të kuptonte se dhimbjet e ciklit NUK ishin normale, ja sëmundja ”e fshehtë” që rrezikon jetën e femrave

Iu deshën 5 vite që të kuptonte se dhimbjet e ciklit NUK ishin normale, ja sëmundja ”e fshehtë” që rrezikon jetën e femrave

Rebecca Woodthorpe ishte vetëm 12 vjeç kur pati ciklin e parë menstrual. Ishte e përgatitur për këtë ndryshim të ri në trupin e saj jo vetëm nga orët e biologjisë, por edhe nga bisedat e herëpashershme me mamanë e saj. Mirëpo kurrë nuk e kishte menduar që dhimbjet e forta gjatë ciklit fshihnin një të vërtetë të frikshme që shokoi edhe mjekët, të cilët gjatë 5 viteve të fundit i kishin dhënë diagnozën e gabuar. Në trupin e vajzës nga Lincoln, e cila tashmë është 18 vjeç, rritej një cist ovarian 15 centimetra, i cili nëse nuk do të kapej në kohë mund t’i dëmtonte edhe vezoren e dytë.

”Sa herë që shoqet e mia flisnin për periodat, nuk arrija ta kuptoja se çfarë nuk shkonte tek unë, pasi asnjë prej tyre nuk kishte të njëjtat dhimbje si unë, Mbaj mend që gjatë dy viteve të para, nga mosha 12 deri në 14 vjeç, përpiqesha të tregohesha e fortë, ndonëse kisha ndjesinë se një thikë e mprehtë më shponte fundin e barkut, por më pas vendosa të flas me mamanë. Më shoqëroi të bënim një vizitë gjinekologjike, por mjekët na përcollën për në shtëpi duke na thënë se çdo gjë ishte në rregull. Merrja qetësues pothuaj çdo muaj, por dhimbja nuk pushonte.’’- tregon Rebecca.

Vitin e kaluar ajo iu nënshtrua një seri vizitash mjekësore të specializuara, pas komplikimeve me ciklin dhe vetëm atëherë mjekët kuptuan se kishin gabuar: dhimbjet e forta që ajo kishte ndjerë për 5 vite ishin të lidhura me një cist ovarian, i cili për fat të mirë ishte beninj. Mjekët u shokuan kur zbuluan cistin e madh në trupin i saj, i cili kishte dëmtuar rëndë një prej vezoreve të saj, të cilët u detyruan ta hiqnin, por edhe veshkat.

Tashmë Rebecca po kujdes për shëndetin, pasi ka frikë se cisti mund t’i përsëritet dhe t’i dëmtojë edhe vezoren e dytë, duke i mohuar mundësinë të bëhet nënë./BURIMI ”DAILY MAIL”

Shpërndaje në: