Ivica Daçiq: Më mirë të ketë kamp ushtarak rus në Kosovë se kroat

Ivica Daçiq: Më mirë të ketë kamp ushtarak rus në Kosovë se kroat

Kryeparlamentari i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar që siguria në rajon do të rritej nëse Rusia do të krijonte një kamp ushtarak në Kosovë, ose nëse Serbia do ta hapte një të tillë në Republikën Srpska.

Ai ka komentuar raportimet se “Kroacia pretendon hapjen e një kampit ushtarak në Kosovë për shkak të sigurisë më të madhe” dhe shtoi se kjo nuk e rrit sigurinë, por e cenon stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Ndaj këtyre raportimeve më herët reagoi edhe Srpska Lista që tha se kjo rrezikonte sigurinë, përcjell Periskopi.

Nuk dihet se sa janë serioze deklarimet për kampin ushtarak nga shteti kroat në vendin tonë. /Periskopi

Shpërndaje në: