Ivica Daçiq shkon larg me propagandë: Prishtina synon ta okupojë veriun, e ta spastrojë etnikisht

Ivica Daçiq shkon larg me propagandë: Prishtina synon ta okupojë veriun, e ta spastrojë etnikisht

Kryekuvendari i Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë disa deklarata nxitëse derisa ka thënë që Beogradi është i gatshëm çdoherë për dialog.

“Ne s’do të jemi ata që do t’i shkelim marrëveshjet e Brukselit. Ne gjithnjë do të marrim pjesë në dialog,” u shpreh Daçiq.

Por, duket se ai harron kufijtë e Republikës së Kosovës menjëherë në deklaratën vijuese.

“Ne e dimë qëllimin e Prishtinës, e që është okupimi i veriut. Nëse ata e okupojnë veriun, asgjë tjetër s’ka rëndësi për ta, sepse do të bëjnë spastrim etnik të serbëve. Praktikisht, serbë nuk do të ketë në veri dhe kështu problemi për ta do të zgjidhet”.

Ai teksoi se nëse marrëveshjet në Bruksel nuk zbatohen atëherë negociatat janë të pakuptimta. /Periskopi

Shpërndaje në: