Izet Gjinovci reagon për turpin e madh në Republika Srpska, aty ku u kërcënua Besa

Izet Gjinovci reagon për turpin e madh në Republika Srpska, aty ku u kërcënua Besa

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, ka reaguar për sjellje të turpshme të tifozëve serbë të Banjallukës ndaj kampionit të Kosovës, Besa Famgas.

Gjinovci dënon ashpër gjuhën e tyre kërcënuese e fyese dhe ka bërë me dije se FHK do t’i drejtohet edhe EHF-it për këto skena që ndodhen në palestrën “Borik”.

Duhet theksuar se Borci e ka mposhtu me rezultat 28:25 Besën, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës. Besa humbi në një atmosferë armiqësore.

“Falënderime dhe mirënjohje për lojtarët e shkëlqyeshëm dhe drejtuesit e skuadrës sonë kampione, Besa Famgas.

Të dielën mbrëma, Besa e ka luajtur njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të saj, por edhe me shumë peshë për hendbollin tonë. Në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës është përballur me skuadrën e famshme, Borci. Para ndeshjes, por edhe gjatë saj, fyerjet ndaj shqiptarëve nga ana e shikuesve vendas ishin nga më të ndryshmet. Ato nuk janë ndalur asnjëherë.

Për fat të keq një ndeshje evropiane është shfrytëzuar si platformë nga tifozët serb nga Banjalluka për të bërë fyerje ndaj shqiptarëve. Madje për të bërë thirrje për vrasjen e shqiptarëve.

 

Natyrisht me siguri drejtuesit e Federatës se  Hendbollit të Kosovës i dënojnë ato dhe do t’i drejtohen menjëherë EHF-së për të marrë masat.

Pas një jave është ndeshja e kthimit në Pejë. Prandaj u bëj thirrje të gjithëve që të jenë prezent në palestrën “Karagaçi” dhe me anim vetëm sportiv ta përkrahim kampionen tonë drejt fitores.

Sjelljet e tifozëve tanë duhet të jenë vërtetë sportive, për ta dëshmuar kulturën e lartë që e kemi si popull dhe që na ka dalluar gjithnjë. Për këtë duhet të japim besën.

Përfundimisht ndeshja e së dielës në Banjallukë, ishte performansa që i është dashur hendbollit tonë dhe vendit tonë në përgjithësi.

Faleminderit Besa Famgas dhe sukses dhe kualifikim ne roundin e tretë të EHF Cup”, reagon Gjinovci në profilin e tij në facebook.

Shpërndaje në: