Izraeli thotë se ‘vlerësimi fillestar’ i tyre është që Irani është fajtor për eksplodimin në anijen e tyre

Izraeli thotë se ‘vlerësimi fillestar’ i tyre është që Irani është fajtor për eksplodimin në anijen e tyre

Ministri izraelit i mbrojtjes, Benny Gantz, tha se “vlerësimi i tij fillestar” ishte se Irani ishte përgjegjës për një shpërthim në një anije mallrash në pronësi të Izraelit në Gjirin e Omanit.

Anija MV Helios Ray, pësoi një shpërthim të premten në mëngjes.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes në Uashington tha se shpërthimi la vrima mbi vijën e ujit në të dy anët e trupit të anijes së mallrave. Shkaku nuk u bë i qartë menjëherë dhe nuk u raportuan viktima.

“Irani po kërkon të godasë infrastrukturën izraelite dhe qytetarët izraelitë”, i tha Gantz transmetuesit publik Kan. “Vendndodhja e anijes në afërsi relativisht të Iranit ngre nocionin, vlerësimin, se janë iranianët”.

“Tani për tani, në një nivel fillestar vlerësimi, duke pasur parasysh afërsinë dhe kontekstin – ky është vlerësimi im”, tha Gantz, duke shtuar se një hetim më i thellë ende duhej kryer.

Zyrtarët iranianë ende nuk janë prononcuar për këtë ngjarje.

Irani tha në nëntor se do të jepte një përgjigje të “kalkuluar” ndaj vrasjes së shkencëtarit të tyre të lartë bërthamor, për të cilin e fajësoi Izraelin.

Tensionet janë rritur në rajonin e Gjirit qëkur Shtetet e Bashkuara rivendosën sanksionet ndaj Iranit në 2018, pasi presidenti i atëhershëm Donald Trump tërhoqi Uashingtonin nga një marrëveshje bërthamore e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive të mëdha.

Shpërndaje në: