Izreali fillon sot përsëri sulmet mbi Rripin e Gazës

Izreali fillon sot përsëri sulmet mbi Rripin e Gazës

Avionët izraelitë goditën sot bazat e Hamasit në Gazë në përgjigje të një rakete të hedhur në Izraelin jugor që dëmtoi një seminar teologjik hebre.

Forcat ajrore izraelite thanë në një deklaratë se “avionët luftarakë vunë në shënjestër infrastrukturën terroriste në komplekset ushtarake të Hamasit si pjesë e një sulmi ndaj një numri objektesh terroriste të tij në të gjithë Rripin e Gazës”.

Asnjëra palë nuk njoftoi për viktima.

Në kohën e sulmit me raketa, nxënësit ishin larguar nga seminari në qytetin Sderot dhe ishin kthyer në shtëpitë e tyre për Sabatin hebre që fillon të premten.

Më parë Izraeli tha se goditi disa objekte të Hamasit në Gazë, duke përfshirë atë që ai tha se ishte një tunel terrorist në përgjigje të zjarrit me raketa nga ana e Hamasit të mërkurën vonë.

Një raketë tjetër u hodh të enjten në Izraelin jugor.

Shpërndaje në: