Ja çfarë bën Cima me këngën e reperin Capital T “Hatixhen” (Video)

Ja çfarë bën Cima me këngën e reperin Capital T “Hatixhen” (Video)

Kënga “Hatixhe” nga Mixey dhe Capital T është shndërruar tashmë në një hit të padiskutueshëm.

Kjo këngë dëgjohet kudo nëpër qytete dhe vetura të njerëzve, ndërsa pëlqimin e madh për këtë këngë e kanë shprehur edhe fytyrat publike.

Vet Dhurata Ahmetaj ditë më parë publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi ku po tregonte se po dëgjonte këtë këngë, ndërsa një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe humoristi i njohur Rasim Thaçi – Cima.

Në një video të publikuar nga Capital T në InstaStory, Cima shfaqet duke dëgjuar “Hatixhen” në veturën e tij, ndërsa e përshëndet reperin me këtë këngë.

“Përshëndes Capital T-në, me këngën “Hatixhe” thotë Cima, së cilit mesa duket i ka pëlqyer shumë kënga përderisa këndon dhe kërcen vazhdimisht me këtë këngë në makinë. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/180099715689705/videos/458653864500954/

Shpërndaje në: