Ja çfarë duhet të kosumoni gjatë izolimit dhe si t’i ruani ushqimet

Ja çfarë duhet të kosumoni gjatë izolimit dhe si t’i ruani ushqimet

Ndërsa mijëra në të gjithë botën po punojnë nga shtëpia ose janë të izoluar nga pandemia e koronavirusit, ata duhet të mendojnë se çfarë do të hanë gjithë këto ditë dhe sa mund të zgjasin ushqimet e tyre.

Gjatë kësaj kohe është e rëndësishme të dini se çfarë është e mirë të konsumoni dhe si ti ruani këto për një kohë të gjatë.

Është e dukshme që frigoriferi është miku juaj më i mirë në ditët e izolimit dhe duhet që të siguroheni që ushqimet tuaja të rezistojnë, deri ditën që do të dilni për pazar përsëri.

Dietologë të ndryshëm në botë japin shpesh këshilla se si të zgjasni jetëgjatësinë e ushqimeve tuaja, si për shembull t’i hedhim pak kripë qumështit për të zgjatur jetëgjatësinë e tijë, apo të presim perimet dhe ti vendosin në një enë hermetike.

Atëherë fillimisht mësoni se si ti ruani ushqimet. Zakonisht ushqimet që përdorim më shumë janë, makaronat, orizi dhe perimet.

Makarona të thata

Një pako makarona mund të arrijë të zgjasë deri në një vit, nëse ato ruhen mirë. Mënyra më e mirë për t’i ruaji ato është në kavanoza qelqi të mbyllur hermetikisht, mos harroni që makaronat më të shëndetshme janë ato me bazë drithërash. Gjithashtu, vendosini ato në një vend të errët ku nuk bien rrezet e diellit. E njëjta gjë vlen edh me orizin.

Bimët që përdoren në gatime

Mund ta përdorni borzilokun tuaj të thatë, deri në 1 vit. Gjithashtu koperin dhe majdanozin mund të bëni që të zgjasin më shumë duke i vendosur ato në ngrirje. Pritini imët dhe vendosini në disa forma akulli më pas hidhi vaj ulliri dhe vendosini në frigorifer që të ngrinë. Të njëjtën gjë mund të bëni edhe me salcat e ndryshme që mund të përdorni për makaronat.

Mishi

Ky produkt edhe nëse është i përpunuar apo i gatuar më parë, dihet që edhe në frigorifer nuk do të rezistojë shumë gjatë si shumica e ushqimeve. E vetmja mënyrë që mund të ruani pak më gjatë mishin është vendosja në që qese me vakum, ose mbështjellja me një letër alumini.

Vezë

Kur gatuhen vezët mund të zgjasin deri në shtatë ditë në frigorifer dhe nëse nuk gatuhen mund të mbahen më gjatë, por për të ruajtur edhe më shumë vezët provoni të bëni të njëjtën gjë që bëtë me majdanozin apo koperin.

Perime

Vendosja e perimeve drejt dhe në frigorifer, i bën ata që të prishën përpara kohe. Dietologia Susie Burrell, tregon se për të mbajtur brokolin dhe lulelakrën të freskët mund të lagni një peshqir me ujë dhe mbështillini perimet, duke i mbajtur ato të freskëta. Ndërsa, perimet e tjera pritini në copa të vogla dhe vendosini në kuti prej plastike të mbyllura hermetikisht. Një tjetër metodë shumë efikase për perimet dhe për t’i bërë ato më rezistente, është edhe ngrirja. Pritini dhe vendosini në një enë e më pas vendosini në frigorifer.

Frutat

Të gjitha frutat rezistojnë nëse i vendosim në frigorifer. Në zgjidhje e mirë dhe e rëndësishme është për avokadon, që nëse kemi gjysmën, gjysmës tjetër duhet t’i vendosim një fetë limon, në mënyrë që mos kontaminohet.

Gjalpi

Nëse dëshironi që ta bëni gjalpin të zgjasë më shumë, atëherë vendoseni në një enë me kapak dhe më pas lëreni në ngrirje. Sigurohuni që ta mbyllni mirë kapakun

Buka (e cila nuk duhet të konsumohet shumë këto ditë).

Nëse e vendosni bukën në frigorifer ajo mund të zgjasë me muaj të tërë. E rëndësishme është që të jetë e mbështjellë me një qese ose letër.

Të gjitha produktet e sipër përmendura, mund të përdoren gjatë këtyre ditëve të izolimit. Veçanërisht perimet që duhen të konsumohen shumë, pasi kanë tepër vlera ushqyese si për të mbajtur trupin në formë ashtu edhe për të forcuar sistemin imunitar.(Daily Mail)

Shpërndaje në: