Ja çfarë tregon ngrënia e thonjve për karakterin tuaj

Ja çfarë tregon ngrënia e thonjve për karakterin tuaj

Kur thonjtë janë të dobët dhe këputen shpejt ato na bezdisin duke u kapu nëpër bluza dhe për më tepër dora jonë nuk duket asnjëherë e bukur! Onychophagia (ngrënia e zakonshme e thonjve) jo vetëm që ju prish thonjtë, por mund të çojë në probleme shëndetësore si infeksionet dhe dhëmbët e plasaritur. Për fat të keq, ajo kthehet në një ves të keq shumë shpejt dhe më pas nuk ndaloni dot.

Shkencëtarët e kanë kategorizuar atë si një çrregullim të përsëritur të përqendruar në trup (i lidhur ngushtë me çrregullimet obsesiv-kompulsiv) që zakonisht i ndihmon njerëzit të përballen me stresin dhe ankthin.  Por zakoni juaj i ngrënies së thonjve mund të zbulojë më shumë se niveli i stresit. Sipas një studimi nga Journal of Behavior Therapy dhe Experimental Psychiatry, është gjithashtu një shenjë se ju jeni një perfeksionit.

Studiuesit zhvilluan një studim prej 48 pjesëmarrësish, gjysma prej të cilëve kishin çrregullime të përsëritura. Rezultatet treguan se ata me një çrregullim shfaqën shenja të njerëzve perfeksistëve organizativë, domethënë donin të tejkalonin veten.  Pastaj, pjesëmarrësit u vendosën në katër situata të menduara për t’i bërë ata të ndihen  të frustruar, të mërzitur dhe të relaksuar. Situatat e lidhura me dy emocionet e para shkaktuan një çrregullim të përsëritur duke përfshirë edhe thithjen e thonjve.

“Ne besojmë se individët me këto sjellje të përsëritura kërkojnë përsosmërinë që do të thotë se nuk janë në gjendje të relaksohen dhe të kryejnë detyrat me një ritëm normal”, tha autori i studimit Dr. Kieron O’Conner. Prandaj ata janë të pirur për zhgënjimin, padurimin dhe pakënaqësi kur nuk arrijnë qëllimet e tyre.

Shpërndaje në: