Ja çka ndodhi gjatë aksionit të studentëve kundër rifunksionalizimit të kishës në UP
Me moton “ Universiteti është vend i dijes, feja s’ka çfarë kërkon brenda kësaj hapësire”, studentët e Univeristit të Prishtinës “ Hasan Prishtina” përmes një aksioni simbolik sot kundërshtuan funksionalizimin e kishës ortodokse, brenda territorit të Kampusit Universitar.
Qëllimi i studentëve të përkrahuar edhe nga katër organizata që përfaqësojnë interesat e tyre, ishte që në shenjë proteste te dera e kishës ta vendosin një pankartë ku thuhej “ Ky objekt që ka okupuar hapësirën universitare është ndërtuar në kohën e regjimit pushtues shovenist të Millosheviqit”.
Mirëpo, studentët të cilët ishin mbledhur para kishës u pritën nga forcat e Policisë së Kosovës, të cilët kishin barrikaduar objektin e kishës e më vonë penguan aksionin dhe arrestuan disa nga studentët të cilët u liruan pas disa minutash.
Përfaqësuesi i studentëve, Flamur Pireva numërio disa nga arsyet pse po kundërshtohet rifunksionalizimi i kësaj kishe.
“ Hapësira univeristare nuk guxon të shfrytëzohet si vend për asnjë shtëpi fetare. Hapësira ku gjendet sot objekti në fjalë ka qenë dhe është pjesë e ndarë për Universitetein e Prishtinës, andaj çdo ndërtim me karakter etnik, fetar dhe politik është shkelje e autonomisë së Universitetit dhe karakterit universal të vatrës së dijes”, potencoi ai.
Edhe pse, situata arriti deri te përleshja në mes policisë dhe protestuesve që çoi në arrestime, studentët arritën që banerin ta vendosin në kishën ortodokse. Por, vetëm disa minuta pas shpërndarjes së protestuesëve Policia u kujdes që ai të mos qëndronte gjatë aty. Ai u largu pas pak minutash, ndërsa kësaj iu gëzuan gazetarëv e mediave serbe të cilët nuk harruan të provokonin.
Në kohën kur Policia e largoi pankartën e vendosur nga studentët pasi njëherë u shtynë e u arrestuan, gazetari serb, Zivojin Rakocevic duartrokiste e brohoriste “ Bravo”. Provokimi ai e filloi qysh në fillim të protestës, kur përfaqësuesi i studnetëve filloi fjalimin, duke kërkuar në gjuhën serbe që folësi të ngriste zërin.
Pas, heqjes së pankartës, kur kishin mbetur vetëm gazetarët, u shpërndanë edhe policët.
Ndrëkaq, kjo protestë e studentëve të UP-së është rrjedhojë e punimeve të jashtëligjshme të përfaqësuesëve serb nga Komuna e Graqanicës, brenda territorit të Kampusit Univeristar./Periskopi/






