Ja data kur Kosova zbulon listën për ndeshjen ndaj Turqisë

Ja data kur Kosova zbulon listën për ndeshjen ndaj Turqisë

Ndeshja Turqi – Kosovë e vlefshme për xhiron e katërt eliminatore për botërorin “Rusia 2018″ – Grupit I do të zhvillohet më 12 nëntor.

“Lista për ndeshjen kundër Turqisë si zakonisht do të dalë në ditën e parë të tubimit, më 8 tetor”, ka thënë Bunjaki të hënën për gazetën Koha Ditore.

Bunjaki nuk e di se cilët lojtarë do t’i ketë në dispozicion. Ai ka thënë se pasqyrë më reale do të ketë pas përfundimit të ndeshjeve të fundjavës. Bunjaki tha se pjesa dërrmuese e lojtarëve të ftuar në ndeshjet e para eliminatore janë në formë të mirë.

“Disa lojtarë nga java në javë janë përfshirë në formacionin e javës të ligës ku luajnë, që natyrisht tregon për zhvillimin e tyre përkundër moshës së re. Nuk mund të flas tani për emra, sepse ka mbetur edhe një xhiro pa u zhvilluar dhe mund të ketë risi”, ka theksuar Bunjaki.

Kosova ka një barazim dhe dy humbje në tri ndeshjet e para eliminatore.

Shpërndaje në: