Ja deri ku arrin lajmi “Deep Fake”, miliarderin Elon Musk “e bëjnë të flet shqip”

Ja deri ku arrin lajmi “Deep Fake”, miliarderin Elon Musk “e bëjnë të flet shqip”

Në disa postime në rrjetet sociale njerëzit kanë shprehur “mendimet e tyre” rreth blerjes së platformës së mediave sociale Twitter nga miliarderi Elon Musk.

Dhe shakatë në rrjetet sociale vijnë pasi ai finalizoi blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të kompanisë javën e kaluar.

Ajo që bie në sy është fjalimi i miliarderit Musk në “gjuhën shqipe”. Kjo natyrisht se është një “Deep Fake News”, nga përdorimi i efekteve në programet komputerike.

Në videon më poshtë të shpërndarë në rrjetet sociale shihet se si Elon Musk “rrëfen se njëri nga prindërit e tij është me origjinë shqiptare”.

 

Çka janë lajmet “Deep Fake”

Deepfake (një kryqëzim i fjalëve ” deep learning ” dhe “fake” ) është media sintetike  në të cilën një person në një imazh ose video ekzistuese zëvendësohet me ngjashmërinë e dikujt tjetër. Ndërsa akti i falsifikimit të përmbajtjes nuk është gjë e re, deepfake përdor teknika të fuqishme për të manipuluar ose gjeneruar përmbajtje vizuale dhe audio me një potencial të lartë për të mashtruar. Metodat kryesore të përdorura për të krijuar deepfake përfshijnë trajnimin e arkitekturave gjeneruese të rrjetit nervor, siç janë autoekoduesit ose rrjetet kundërshtare gjeneruese. /Periskopi/

Shpërndaje në: