Ja kë e quan Edi Rama ‘kërcënim për vendin’

Ja kë e quan Edi Rama ‘kërcënim për vendin’

 Kryeministri shqiptar, Edi Rama i kthehet sulmit për PD-në, duke e quajtur atë kërcënim të madh për vendin.

Ai theksoi sot ne takimin me fermerët në Progër, se sot “jemi në kushte krejt të ndryshme nga 48 orë më parë pas marrëveshjes me PD”.

Ai theksoi se tashmë do “shkojmë në zgjedhje me programin tonë, me skuadrën tonë dhe do kemi përballë PD që pavarësisht se hyri në zgjedhje mbetet kërcënim shumë i madh për këtë vend për shkak të mungesës së skuadrës, vizionit dhe aftësisë për të bërë shtet”.

Sipas tij, ajo që PD ka treguar historikisht dhe që ka treguar deri 48 orë përpara ka treguar se nuk dinë të bëjnë shtet, por ta cmontojnë shtetin, ajo që kemi për të humbur nëse kthehemi mbrapa është katastrofë.

“Nëse marrëveshja që kemi bërë uroj e shpresoj të funksionojë, për të cilën asnjë nga ata që rrinë në TV nuk flet, por çorodit njerëzit kot, që lidhet me domosdoshmërinë për të mos ngatërruar si e kemi bërë luftën e vërtetë politike me kacafytjen e njerëzve me njerëzve, baltën e sharjet, por të hyjmë në një fazë ku jemi kundërshtarë, e kemi 1001 gjëra për të cilat s’bëhemi dot bashkë, ama në fund të ditës jemi përfaqësues të popullit dhe nuk na ka borxh asnjë prind, socialist apo demokratë, që sa herë del Kuvendi në TV të vënë pullë të kuqe e të heqin fëmijët sikur është film pornografik. Sheh Saliun në TV fëmija e thotë ca më thotë mua prindi, e bam e bum, shkatërrim i madh i një lufte pa sens, unë shpresoj shumë që kjo pjesë të funksionojë”- tha Rama.

Shpërndaje në: