Ja ku do ta shohim Khabib pas pensionimit nga UFC – fansat e tij të entuziazmuar

Ja ku do ta shohim Khabib pas pensionimit nga UFC – fansat e tij të entuziazmuar

Khabib Nurmagomedov ka plane konkrete pas pensionimit të tij nga UFC, të cilën vendim e mori pas triumfit të 29 në karrierë ndaj Justin Gaethjes në mbrëmjen e së shtunës.

Ylli dagestanez njoftoi se po pensionohet nga sporti i arteve marciale të përzeria, pasi i kishte premtuar babait të tij se do të ishte dueli i fundit.

Khabib fitoipërball Gaethjes në UFC 245, ndërsa nuk do t’i ndahet ende këtij sporti që e bëri shumë të famshëm.

Pasi e përfundoi karrierën me 29 fitore, asnjë barazim dhe asnjë humbje, 31-vjeçari i konfirmoi Jon Anikut se do të largohet shkaku i premtimit të dhënë babait të tij, mirëpo që do të futet si trajner në këtë sport.

“Ne kemi shumë luftëtarë të talentuar në akademinë tonë dhe kemi kë të stërvitim”, ka thënë Khabib në një video me trajnerin Javier Mendez nga AKA (American Kickboxing Academy).

“Ne do të rikthehemi shumë shpejtë në maja. Do të ndihmojë ty. Gjithmonë do të ndihmojë – sa vite kam që të ndihmojë trajnerë?!”, ka shtuar më tej ai.

Duket se Khabibib do ta shikojmë tani si trajner, derisa kushëriri i tij, Usman Nurmagomedov është rrugës së tij për t’u bërë kampion bote.

Shpërndaje në: