Ja kur pritet të rikthehet Ramsey
Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey po vazhdon të vuajë nga dëmtimi të cilin e pësoi kohë më parë.
Trajneri i londinezëve, Arsene Wenger nuk pret që uellsiani të rikthehet i gatshëm për të luajtur para ndeshjeve të kombëtareve, që zhvillohen në muajin tetor.
“Aaron Ramsey është ende duke luftuar me lëndimin dhe unë nuk mendoj se ai do të jetë në dispozicion për ndeshjet tona të ardhshme ndaj Basel apo Burnley. Kështu që ai nuk do të jetë i gatshëm para ndeshjeve ndërkombëtare”, deklaroi francezi. /Periskopi.com



