Ja me çka po merret qe dy ditë këshilltari i Glauk Konjufcës

Ja me çka po merret qe dy ditë këshilltari i Glauk Konjufcës

Pasi punoi për 120 ditë si këshilltar i kryeministrit Albin Kurti në Qeverinë Kurti II, Driton Tali është ‘rehatuar’ tashmë në kabinetin e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca. Duket se Tali po bën ‘rokadat’ siç i bënte dikur Blerim Latifi me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Por, me çka po merret tash e dy ditë këshilltari politik i Glauk Konjufcës?

Tali është pa dyshim një politikan me shumë përvojë dhe një ndër zërat më kumbues për ndryshimin politik në Kosovë duke qenë i afërt me Kurtin dhe Konjufcën.

Po ashtu, z. Tali ka dëshmuar se di të jetë mjaft atraktiv në rrjetin social Facebook duke provokuar mendime për çështje të ndryshme

Sidoqoftë, tash e dy ditë, z. Tali duket se është fiksuar vetëm në një pikë: dukjen fizike të kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Ivida Daçiqit.

Në një status para 15 orësh, z. Tali e quan Daçiqin “djalin e Sllobës” duke iu referuar diktatorit jugosllav Sllobodan Millosheviq dhe duke i shpërndarë një varg fotografish.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme, 27 korrik, ai ka shpërndarë disa fotografi tjera të Sllobodan Millosheviqit dhe Ivica Daçiqit duke shkruar “Slloba i madh dhe Slloba i vogël” ku vërehet ngjashmëria fizike mes këtyre dy të fundit.

Ndoshta do të duhej që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të udhëzonte këshilltarin e tij që të merrej me qëndrimet armiqësore dhe jo me dukjen fizike të kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiqin. /Periskopi

Shpërndaje në: