Ja përse ju prishen dhëmbët!

Ja përse ju prishen dhëmbët!

Përafërsisht 2.4 miliardë njerëz vuajnë nga prishja e dhëmbëve. Ne mund të bëjmë gabime të përditshme në lidhje me kujdesin e duhur të dhëmbëve, pa dijeni.

Por gjëra të tilla çojnë në probleme me dhëmbët. Janë 7 gabime të zakonshme, që nuk duhet t’i bëni më.

1. Injorimi i erës së keqe të gojës- Era e keqe e gojës nënkupton higjienë të dobët ose sëmundje të mishrave të dhëmbëve. Ndonjëherë, ne vetë, nuk e ndjejmë erën e pakëndshme, por njerëzit me të cilin po flisni, e nuhasin. Në këtë rast, dritare.net ju tregon një mënyrë të thjeshtë për ta provuar: Lëpini kyçin e dorës Prisni 10 sekonda Merrini erë dorës

2. Të pini lëngje, pas larjes së dhëmbëve- Kjo vlen zakonisht për larjen e dhëmbëve në darkë, sepse normalisht pas larjes në mëngjes ju do të pini. Por pasi të lani dhëmbët në darkë, era e pastës duhet të jetë e fundit në gojën tuaj. Madje as çaji nuk rekomandohet.

3. Shpëlarja e dhëmbëve pas larjes- Pasi të keni larë dhëmbët, mund ta shpëlani gojën me ujë, por mos e turbulloni. Ky zakon zvogëlon prishjen e dhëmbëve deri në 25%. Aroma e pastës është e rëndë, por shumë shpejt do të mësoheni me të.

4. Nuk i lani gjatë sa duhet- Nëse shpenzoni vetëm 30 sekonda duke larë dhëmbët nuk do të keni rezultat të mirë. Zakonisht duhet t’i lani për 2 minuta. D.m.th 30 sekonda secila kuadrat.

5. Ushtrimi i forcës kur i lani- Kur bëhet fjalë për larjen e dhëmbëve, mos i pastroni duke ushtruar forcë, pasi dëmtoni smaltin. Është gjithashtu e rëndësishme të zgjidhni furçën e duhur për dhëmbët tuaj.

6. Larja e dhëmbëve fiks pas vaktit- Larja e dhëmbëve menjëherë pas ngrënies ndikon negativisht për smaltin ju duhet ta shtyni larjen e dhëmbëve tuaj për rreth 30 minuta.

7. Ndërrimi i furçës çdo muaj- Zakonisht rekomandohet ta ndryshoni furçën e dhëmbëve çdo tre muaj, por e mira është ta ndryshoni çdo muaj. Ju e dini që furçat kanë baktere, prandaj duhen ndryshuar shpesh.

Shpërndaje në: