Ja sa përfiton Ronaldo për një postim në “Instagram”

Përpos shumave stratosferike nga fusha e sportit, yjet e tij nuk varen vetëm nga pagat. Sidomos në vitet e fundit, falë rrjeteve sociale ata paguhen edhe për produktet të cilat reklamojnë në këto faqe.
Ylli portugez është futbollisti me më shumë ndjeksa në të gjithë botën. Por sa fiton Ronaldo për një postim që bën në Instagram?
Sipas një studimi të publikuar nga kompania britanike “Hopper”, futbollisti i Real Madridit përfiton afto 400 mijë dollarë për një postim që bën në “Instagram”.
Ronaldo është i treti në këtë listë pasi njeriu që fiton më shumë nga të gjithë është Selena Gomez me 550 mijë dollarë për postim, e ndjekur nga Kim Kardashian me 500 mijë.