Ja sa shumë bileta janë shitur për ndeshjen Trepça ’89 – Vikingur

Sot kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes së kthimit të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve mes Trepçës ’89 dhe Vikingur.
Tifozët e futbollit, nga ora 10:00 kanë mundur t’i gjejnë ato në sheshin e Mitrovicës.
Duket se për ndeshjen e kthimit, ka një interesim të madh të tifozëve për ta parë nga stadiumi ‘Adem Jashari’ këtë përballje.
Faqja “Fansat e Futbollit Kosovar” bën të ditur se brenda gjashtë orëve janë shitur mbi 50 për qind e biletave.