Ja si e ‘zuri’ Xhemajli të dashurën e tij
Blerim Xhemajli dhe Erjona janë një prej çifteve më të njohura në futbollin e Serie A.
Mesfushori i Bolognas dhe bukuroshja e tij tani kanë një djalë. Por, Xhemajli ka rrëfyer se si arriti ta fillojë lidhjen me Erjonën.
“E kam gënjyer duke thënë se jam gazetar dhe dua ta zhvillojmë një intervistë”, u shpreh Xhemajli për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.
“Erjonën e kisha parë në rrjetet sociale dhe më pëlqeu shumë. Pastaj u takuam dhe e vërejtëm se jemi për njëri tjetrin. Jemi së bashku që tri vite e gjysmë, kurse që 22 muaj me ne është edhe Luani”, theksoi ai.



