Ja si reagoi bota ndaj vendimit të Donald Trump, për ndalimin e refugjatëve
Mirëpo këta nuk janë të vetmit, edhe disa nga liderët më të mëdhenjë botërorë kan reaguar duke e mbështetur masën.
Kryeminsitrja e Britanise së Madhe, Theresa May, e cila së fundmi ka pasur edhe një takim me Donald Trump citohet të ketë thënë se ajo nuk pajtohet me ndalimin, dhe se do të intervenojë nësë kjo gjë prek qytetarët e Britanisë.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, shkroi në twitter: “Për ata të ikur nga persekutimi, terrori dhe të lufta, kanadezët do të ju mirëpresin, pa marrë parasysh besimin tuaj, diversiteti është forca jonë.”
Liderja gjermane Angela Merkel, beson që kjo gjë nuk është e justifikuar, për të vënë njerëz nga një sfondë i veçantë osë besim nën dyshim të përgjithshëm.
Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan, tha se “Vendimi i presidentit Trump, mbi ndalimin e refugjatëve dhe të emigrantëve nga vende të caktuara, është i turpshëm dhe mizorë”

Ndërsa lidhja Arabe, e cila ka 22 shtete anëtare, duke përfshirë shumicën e vendeve të prekura drejtpërdrejt nga ndalimi, ka shprehur shqetësim të thellë në lidhje me “kufizime të paarsyeshme”
Presidenti i Francës François Hollande, ka paralajmëruar se një qasje proteksioniste do të ishte një “fund i vdekur”, ndërsa ministri i jashtëm i Francës Jean-Marc Ayrault ka thënë: “Pritja e refugjatëve që largohen nga lufta, të ikur nga shtypja, është pjesë e detyrave tona”
Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, ka dënuar urdhrin, duke shkruar në twitter se “kjo do të regjistrohet në histori si një dhuratë e madhe për ekstremistët dhe mbështetësit e tyre”.
Ministria e jashtme tha gjithashtu se do të fut një ndalim reciprok për vizitorët amerikanë në Iran, mirëpo kjo nuk do të vlejë për ata qe kanë viza.
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit e quajti vendimin “të dëmshëm dhe të furishëm”, duke thënë se kjo do të ndikojë mijëra njerëz të pafajshëm” ndërsa sipas Human Rights Watch tha se urdhri ishte një “goditje” për refugjatët, dhe se kjo gjë do të bëjë shumë pak për të ndaluar terrorizmin dhe kërcënimet e tjera”.
Mirëpo ka pasur edhe nga ata të cilët i kanë dalur krahë, presidentit Trump, ndër ta është edhe Presidentit i Republikës çeke, Milos Zeman, i cili vlerësoi vendimin e tij.
Një zëdhënës shkroi në twitter: “Presidenti amerikan Trump, mbron vendin e tij, ai këtë gjë e bënë për sigurinë e qytetarëve të vendit të tij, gjë të cilën antarët BE-së nuk po e bëjnë”.
Lideri gjerman anti-islamik, Geert Wilders shkroi, “ Të lumtë, kjo është e vetmja mënyrë për të qëndruar të sigurt dhe të lirë, po të isha në vendin tënd do ta bëja të njejtën, shpresoj se do të shtoni edhe më shumë vende islamike si Arabia Saudite së shpejti”. /Periskopi/



