Jahja Koka: Para dere më ranë fishekzjarre e më thyen dritare, unë shpëtova

Jahja Koka: Para dere më ranë fishekzjarre e më thyen dritare, unë shpëtova

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, ka qenë i ftuar në një program mëngjesi në T7 përballë një gazetareje të mirënjohur që kishte pyetje interesante jopolitike. 

Ai e ka nisur intervistën me një energji shumë negative duke sulmuar mediet se si e kishin paraqitur qëndrimin e tij se energjia elektrike do të ishte falas për të gjithë.

Kokaj u shpreh se kishte folur në mënyrë shkencore për rastin.

“Ka njerëz që janë sharlatanë që gjenerojnë një përfolshmëri të madhe dhe eksploduese.”  – u shpreh ai.

Gazetarja insistonte në pyetjet e saj mëngjesore, derisa i kërkonte ta dinte se ku e pinte kafenë e mëngjesit dhe më pas se ku e kishte pritur vitin e ri.

“Me ju thanë të vërtetën, para derës disa fishekzjarre ranë aty dhe i thyen disa dritare. Unë shpëtova mirë, por në mëhallë iu kanë thy dritaret e dhomave, dritaret e shtëpive dhe se nganjëherë njerëzit e shfrenuar i bëjnë disa gëzime të tepruara,” – u shpreh më tej z. Koka, përcjell Periskopi.

Koka u pyet edhe për planet e tij në vitin 2022.

Ai u shpreh se kishte plane edukative.

“Mëngjesi im fillon para lindjes së diellit. E kam princip, e kam mësuar nga gjyshja ime që ka jetuar 105 a 106 vjet dhe në fëmijëri më ka mësuar që ta pres diellin që të lindë. Dhe më ka mësuar që ato rreze dielli gjenerojnë inspiracion, gjenerojnë pozitivitet.”

Shpërndaje në: