Jahja Kokaj bën thirrje që të testohen nxënësit në mënyrë që vlerësohen mësimdhënësit

Jahja Kokaj bën thirrje që të testohen nxënësit në mënyrë që vlerësohen mësimdhënësit

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, vazhdon të injorojë zhvillimet e fundit në fushën e hapësirës.

Sidoqoftë, ai e ka bërë një postim mjaft interesant me propozime se si të rritet cilësia në sektorin e Arsimit.

“Thuhet se cilësia e tortes kuptohet pasi të kërkohet nga përdoruesi përfundimtar,” – ka shkruar z. Kokaj, përcjell Periskopi.

Ai thotë që përdoruesit përfundimtarë të procesit mësimor janë nxënësit, dhe se ata duhen testuar në mënyrë cilësore dhe sasiore për njohuritë që kanë.

Në fakt, testimi i nxënësve aplikohet në Kosovë tash e disa dekada përmes një varg testimesh të ndryshme, nga mësimdhënësit por edhe nga trupa të huaj në raste të testeve të maturës.

Statusi i plotë:

RRITJA E CILESISE NE ARSIM

Një formë efikase e arritjes se përgjegjshmërisë, llogaridhenjes-verifikimit të të mësuarit

Thuhet se cilësia e tortës kuptohet pasi te kërkohet nga përdoruesi përfundimtar.

Përdoruesit përfundimtarë të procesit mësimor janë nxenesit, studentët. Duhet verifikuar në mënyrë cilësore dhe sasiore se sa njohuri dhe aftësi kanë arritur ata.

Pasi të plotësohen të gjitha kushtet mësimore, secili mësues duhet të jetë përgjegjës për lëndën e tij / saj.

Të paktën një herë në vit, duhet të kryhet një test i përgatitur profesionalisht për të matur cilësinë e secilës lëndë.

Testi duhet të përgatitet dhe vlerësohet nga ekspertë profesionistë të fushës, të dërguar nga MASHT (por duhet të jenë njerëz nga Universiteti CREDIBIL!)

Testi duhet të organizohet nën autoritetin e drejtorit të shkollës, pedagogut të shkollës dhe nje autoriteti tjeter shkollor, që supozohet se dëshiron arsimin e duhur në Kosovë. Ky komision duhet të jetë në klasë, ku mësuesi/arsimtari i lendes,  nuk lejohet t’u japë informacion nxënësve gjatë testimit.

Kur rezultati i testit që vjen nga ekspertët dhe përfundimisht tregon se, nuk ka arritur nivelin minimal të kërkuar, mësuesi/arsimtari duhet të organizojë mësim shtesë, derisa në testin e përsëritur me pastaj, të verifikohet arritja e nivelit të dëshiruar.

Kjo është forma e arritjes së kompetencave, sipas të cilave, nuk lejohet të ecësh më lart pa qenë i sigurt se qëllimi është arritur. Eshte aritur  niveli minimal i kërkuar, i njohurive dhe aftësive, niveli i kërkuar dhe cilësia e të mësuarit.

Shpërndaje në: